Tërheqja e Joe Biden nga kandidimi për një mandat të dytë ka sjellë reagime nga shumë liderë botërorë. Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu mirënjohje për presidentin Bajden që shënoi arritje të mëdha për Europën dhe botën.
“Falë tij, bashkëpunimi transatlantik është i ngushtë, NATO është e fortë dhe SHBA-ja është një partner i mirë dhe i besueshëm për ne. Vendimi i tij për të mos kandiduar më, meriton mirënjohje”.
Kreu i qeverisë britanike Keir Starmer është i bindur se Biden e ka marrë këtë vendim, në të mirë të popullit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e falenderoi presidentin amerikan për ndihmën që i ka dhënë Izraelit kundër Hamasit dhe për lirimin e pengjeve, ndërsa ai do të udhëtojë këtë javë në Uashington për të takuar Bidenin.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski shprehu mirënjohjen për ndihmën e padiskutueshme që administrata e tij i ka dhënë Ukrainës për t’i bërë ballë luftës ruse dhe tha se shpresonte që ndihma të vazhdonte edhe pas tij.
Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Pesokv tha se nuk pret asgjë të re nga Kamala Harris, e cila nuk i ka shërbyer si zv/presidente përmirësimit të marrëdhënieve me Rusinë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!