Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Prej dy javësh puna për normalizimin në digën e liqenit nuk ka reshtur. Specialistët vëzhgojnë çdo ditë nivelin e digës dhe kanë sugjeruar të tjera masa për mos përsëritjen e përmbytjeve. Reshjet e kësaj stine sjellin edhe pasigurinë, nëse porta po të rihapet s’do të ketë ato pasoja. Ndaj prej ditësh është vendosur një tub shkarkues i ujërave, i cili realizon një derdhje normale nëpër kolektorë.
2 centimetra në ditë bie niveli i liqenit. Derdhja është dubluar me vendosjen e një tubi të dytë, shkarkimi më i shpejtë do të krijojë mundësinë e ndërhyrjes përfundimtare në portën e digës. Ndërkohë, prej shiut në çdo stinë vuan edhe kjo rrugë e kryeqytetit.
Segmenti “Don Bosko” përmbytet duke mos dalluar dot trotuarin nga rruga. Kjo rrugë prej vitesh është kthyer në gangrenën e këtyre banorëve.
E ndërsa të gjithë katet e para ankohen për përmbytje dhe disa nga rrugët e pashtruara, një pjese e keqja iu vjen nga çatia. Banorët e pallatit Hawai Construction, kanë dy vite që dimrin e shtyjnë duke hapur legenë e govata nëpër shtëpi. Tavanet e tyre pikojnë nga kati i 11 deri tek i pari. Gjithçka vjen nga punimet e dobëta të firmës dhe tarraca e paizoluar./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/T2PeUqjqC1I/maxresdefault.jpg)