Presidenti bjellorus, aleksander Lukashenko tha se vendi i tij ka nisur tashmë të presë armët taktike bërthamore ruse, disa prej të cilave sipas tij, janë tre herë më të fuqishme se bombat atomike që SHBA lëshoi në Hiroshima e Nagasaki në 1945. Kjo lëvizje është hera e parë që moska nxjerr armë të tilla bërthamore jashtë Rusisë, që nga rënia e bashkimit Sovjetik. “Ne kemi tashmë raketat dhe bombat e ardhura nga rusia”, tha Lukashenko, “Ato janë tre herë më të fuqishme se ato të lëshuara në Hiroshima dhe Nagasaki”. Lukashenko, foli për mediat shtetërore ruse ndërsa ndodhej në një rrugë mes një pylli, me mjete ushtarake të parkuara përreth dhe një lloj strukture ushtarake në sfond. residenti rus, Vladimir Putin tha të premten se Rusia, që do të mbajë kontrollin e këtyre armëve, do të fillojë t’i dislokojë ato në Bjellorusi pasi vendet ku ato do të vendoseshin janë të gatshme për t’i pritur ato. Lideri rus njoftoi në Mars se ai kishte rënë dakord të vendoste armët bërthamore taktike në Bjellorusi duke iu referuar dislokimit amerikan të armëve të tilla në një numër vendesh evropiane në shumë dekada.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel#Bjellorusi
Ещё видео!