Deputetët e Parlamentit europian mbështetën projektligjin e BE-së për lëshimin më të shpejtë të lejeve të punës dhe qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta dhe për të përmirësuar të drejtat e tyre.
Me 47 vota pro, 13 kundër dhe asnjë abstenim, Komiteti i Lirive Civile miratoi një raport që parashikon një procedurë të vetme administrative për dhënien e një lejeje për shtetasit e vendeve të treta që dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në një BE.
Leja e vetme pë rtë githë vendet e BE-së do të jetë një letër, e aksesueshme elektronikisht dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm procedurat për ndryshimin e vendit të punës, për punëtorët nga vende të treat, qofshin ata edhe sezonalë.
Gjithashtu Eurodeputetët kërkuan që mbajtësit e lejes unike, të kenë mundësinë e ruajtjes së saj edhe ur ja në të papunë, për një periudhë prej 9 muajsh, në mënyrë që të kenë mundësi të kërkojnë për një punë të re.
“Ne po e bëjmë procedurën për marrjen e një leje të vetme sa më të thjeshtë dhe të shpejtë. Në këtë mënyrë ai mund të bëhet një mjet i dobishëm për kompanitë dhe punëtorët nga vendet e treat. Gjithastu kjo leje garanton trajtim të barabartë të punëtorëve nga vendet e treta në krahasim me punëtorët vendas, duke i mbrojtur ata nga shfrytëzimi dhe situata të tjera të paligjshme, duke lehtësuar integrimin e tyre të plotë në shoqëritë tona”, tha raportuesi Javier Moreno Sanchez pas votimit në Parlamentin Eurpian.
Eurodeputetët ranë dakord gjithashtu, për të hapur negociatat me ministrat e BE-së për formën përfundimtare të ligjit. Vendimi pritet të shpallet në seancën plenare të Parlamentit Evropian, e parashikuar për periudhën 17-20 prillit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!