Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Për shndërrimin e Prespës në një zonë elitare turistike, komuniteti i Pustecit ka rolin më të madh për mbrojtjen e florës dhe faunës, si edhe kultivimin dhe reklamimin e traditave. Deklarata është bërë nga Ministri i Mjedisit gjatë inspektimit të fazës së parë të projektit për parkun ndërkombëtar Biosferë të Prespës, që përfshin tre shtetet fqinje.
Lefter Koka: “Zoti dhe natyra i ka falur një mrekulli kësaj zone. Besoj që bashkëpunimi i përbashkët, qeveria shqiptare së bashku me donatorë të huaj do mundemi të jemi me parametra jo me fqinjët tanë, por ndoshta të jemi pjesë e elitës përsa i përket mbrojtjes së mjedisit, shtimit të faunës dhe florës dhe bashkëpunimi me komunitetin që do munden ta ruajnë zonën në fjalë”.
I shoqëruar nga Drejtori ekzekutiv i Kombeve të Bashkuara për Ekonominë, Christian Friis Bach, dhe kryekomunari i Pustecit, Edmond Themelko, Koka vlerësoi se pas investimeve të fondit të bankës gjermane KFV Prespa do të shndërrohet në një perlë, që pret të vizitohet nga turistët vendas dhe të huaj.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/T6tTnVE5RXM/maxresdefault.jpg)