Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Teatri Kombëtar ndodhet në prag të një krize të madhe artistike, kjo për arsye të mos vënies në funksionim të ligjit për teatrin dhe riformimit të sistemit të punës në këtë teatër. Deri tani është zbatuar një program pilot dyvjeçar, i cili duhet të nxirrte nga kriza këtë institucion.
Sipas zotit Xhevdet Ferri, drejtor i Teatrit Kombëtar, duhet të merret patjetër një vendim nga ana e institucioneve përkatëse, si Ministria e Kulturës apo Kryeministria.
Xhevdet Ferri:- “Ky projekt dyvjeçar, i cili merrte përsipër ta nxirrte teatrin momentalisht nga kriza, po vjen e po mbyllet përfundimisht, çka do të thotë riciklimi i tij, i të njëjtës gjë mund ta kthejë mund ta kthejë përsëri situatën në krizë. Kështu që emergjenca është marrja definitive nga strukturat përkatëse të vendimit politik, do të reformohet sistemi teatror apo nuk do të reformohet. Ky është vendim shumë i rëndësishëm. Pas kësaj zhbllokohen shumë ide, propozime, projekte të depozituara pranë institucioneve vendimmarrëse, si Ministria e Kulturës apo Kryeministria, për të zhbllokuar situatën dhe për të filluar implementimin e ideve dhe projekteve të reja”.
Një tjetër problem shumë i madh për momentin në Tetarin Kombëtar, mbetet edhe salla kryesore e shfaqjeve, 60% e sipërfaqes të së cilës, sipas zotit Ferri është jashtë përdorimit.
Xhevdet Ferri:- “60-70% e godinës është jashtë përdorimit. Mbajnë me dhunë sallën dhe disa shërbime në skenë, të cilat dhe ato janë pothuajse të amortizuara, vetëm që të mos biem viktimë e dëshpërimit total”.
Megjithatë aktivitetet kulturore në Teatrin Kombëtar, do të vazhdojnë. Aktualisht priten të bëhen publike katër projekte të reja të cilat do të vijnë si premiera për këtë sezon./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/T7mn2Rt2jfA/maxresdefault.jpg)