#pagjurme #odetadume #reportTV
Falë publikimit në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet pas një viti Esmeralda Pura në Tiranë. 23-vjeçarja nga Pogradeci kishte nisur një bashkëjetes me shtetasin M.L në zonën e Laprakës. Nëna e dy fëmijëve humbi gjurmët në 13 korrik të vitit 2021, nga Dogana e Qafë Thanës, duke lënë pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur. Familjarët e bashkëjetuesit 27-vjeçar kishin ndjekur programin, nga ku kishin mësuar se ajo është denoncuar si e humbur. Esmeralda kishte gënjyer për afro 10 muaj me radhë M.L ndërsa nuk i kishte treguar për statusin e saj civil.
![](https://i.ytimg.com/vi/T81uF3paR_g/maxresdefault.jpg)