Seriali që nisi transmetimin në shqipëri me rekorde shikueshmërie si në kohën e transmetuar në turqi. Rrëmbeu zemrat e shikuesve shqiptar. 13 Janari 2020 ishte dita kur Lule të vetmuara do të niste rrugëtimin me 113 episodet e saj në shqipëri dhe tashmë më 8 Prill të 2021 do të përfundoj seriali i shumëdashur për publikun shqiptar.
Historia e 5 vajzave jetime që që nga fëmijëria ia dolën të përballeshin me sprovat e jetës duke patur gjithmonë njëra-tjetrën në krah. Shumë pengesa dhe vështirësi do të gjenin në jetën e tyre. Që nga sezoni i parë deri në fundin e sezonit të dytë vajzat duhet të mbronin shoqen e saj Ejlyl nga njerku saj Kemali. Xhemre duhej të jetonte e varfër ndërkohë që pasurinë e babait të saj e vjedh Nazani dhe jeton jetën e luksit me dy fëmijët e saj të birësuar por që më vonë e rimerr pasurinë por sërish Nazan i fal vetëm disa qindarka duke i fshehur paratë për të siguruar jetën e saj dhe të dy fëmijëve. Paratë e Nazanit nuk do të qëndronin dot te ajo pasi mashtrohej disa herë nga Kemal dhe ky i fundit i merrte para. Fundi sezonit dytë do të përfundon me çlirimin e Ejlylit nga Kemali. Ndërsa sezonin fundit vajzat duhej të përballeshin me tradhtinë e shoqes së saj Meralit që vjedh pasurinë e Kaderit por që kur zbulohet pendohet shumë dhe e falin në seritë e fundit historia do të përsëritej pasi babai i Serkanit dhe Defnes tenton të ngacmojë seksualisht Kaderin dhe kjo e fundit e vret padashur në mënyrë vetmbrojtje. Nazan dhe 5 vajzat e varrosin atë diku por policia arrin ta zbuloj dhe Aliu një komisar që shfaqet sezonin e fundit dhe dashurohet me Ejlylin e zbulon dhe i kërkon të dorëzohen në momentin e fundit Songyl vendos mos të dorëzohet asnjëra prej tyre dhe arratisen por pë shkak të kontrollit policor rrugor Songyl humbet kontrollin e makinës dhe përsojnë aksident tragjik. Nga ky aksident Songyl do të gjente vdekjen dhe do ti linte amanet shoqeve të saj vajzën e saj. Drejtoresha e jetimores ku jetonin dikur Neriman iu lë vajzava gjithë kodinën e saj dhe ata e kthejnë atë në jetimore me emrin e Songylit në nder të shoqes së saj. Seriali përfundon me martesën e Ejlylit dhe Aliut me të cilin nisi edhe historia e serialit. Fundi i serialit mbyllet me shëtitjen e 4 vajzave me vajzën e Sogyl.
Lule të vetumuar një fund i lumtur me 385 episodet e saj të 3 sezone në shqipëri.
Ещё видео!