Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi deklaroi se po vazhdon koordinimet me partnerët ndërkombëtarë për Urën e Ibrit në Mitrovicë. Ai theksoi se nuk ka asnjë arsye që ura të mbetet e mbyllur dhe shtoi se edhe në raportet e BE-së deri në vitin 2023 është thënë se duhet të hapet për qarkullim.
Krasniqi: Nuk ka arsye që ura të jetë e mbyllur
“Nga viti 2018 e deri në vitin 2023, në raportet e BE-së thuhet se ura është gati e duhet të hapet për qarkullim të plotë, të pa vonesë dhe pa pengesa. Duke qenë sponsporizuese e marrëveshjes dhe planit të zbatimit për hapjen e urës, BE-ja duhet të tregojë se çfarë ka ndryshuar që nga viti 2023...
Ministri Krasniqi nuk ka dhënë një datë se kur do të hapet ura. Për sa i përket deklaratës së ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier se ushtarët amerikanë janë të rrezikuar në rast të hapjes së urës, Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës e merr seriozisht mirëqenien e tyre.
Krasniqi: Po vazhdojmë koordinimet dhe konsultimet me partnerët
“Ne e marrim shumë seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë. Ata janë ushtarët më të dashur të KFOR-it, të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne po i vazhdojmë koordinimet dhe konsultimet tona me partnerët, përfshirë KFOR-in me qëllim që gjithçka të shkojë mirë e të mos ketë asnjë incident e lëre më, më shumë...
Krasniqi përsëriti edhe një herë atë cka kryeministri i kosovës Albin Kurti e thotë prej ditësh, se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit, janë kryesore për qeverinë e kosovës dhe se do të ketë koordinim për cdo veprim të ndërmarrë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ura#Ibrit
Ещё видео!