Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Barit në Itali, aty ku zënka mes një çifti shqiptar ka përfunduar me një të plagosur.
42-vjeçarja shqiptare është goditur disa herë në gjoks me thikë nga bashkëshorti I saj, pas një debate të fortë, ku dëshmitare e ngjarjes ka qenë dhe vajza 16-vjeçare e çiftit.
Ajo mori të paktën 3 plagë në gjoks, ku I është dëmtuar gjithashtu mushkëria, por fatmirësisht ka kaluar rrezikun për jetën.
Mësohet se ka qenë vetë viktima që ka arritur të dalë deri në rrugë, ndonëse me plagë të mëdha, ku më pas ka kërkuar ndihmë.
Gjatë një inspektimi në shtëpinë e çiftit, hetuesit identifikuan dhe gjetën gjithashtu thikën e përdorur në sulm.
Një nga pesë fëmijët e çiftit, një vajzë 16-vjeçare, ishte dëshmitare e sulmit. Ishte pikërisht ajo që I tha hetuesve se nëna e saj, pas një debati të ashpër me të atin, u godit disa herë me thikë në gjoks.
Më herët gruaja kishte dënoncuar për dhunë bashkëshortin shqiptar, por më pas e kishte tërhequr kallzimin.
Burri është arrestuar, nga ana tjetër, kujdesi social po merret me mirëqënien e 5 fëmijëve të çiftit.
Pak javë më parë, nje tjetër zënkë në një çift shqiptar, solli një tragjedi me dy viktima. Taulant Malaj vrau me thikë vajzën e tij 16-vjeçe dhe Massimo De Santis, ndërkohë plagosi gruan Tefta Malaj, pasi e akuzonte për lidhje me italianin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Itali#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/THj0SOp9W9E/maxresdefault.jpg)