Pasi Kroacia i ndaloi hyrjen gjatë fundjavës, presidenti serb Aleksandër Vuçic zbuloi gjatë një daljeje publike se kjo nuk ishte hera e parë autoritetet kroate e kishin kthyer mbrapsh në kufi.
Vucic zbuloi se Zagrebi e kishte refuzuar dy herë kërkesën e tij për të vizituar zonën e Jasenovacin, sipas tij, për shkak të pretendimeve "të çmendura të pakuptimta".
Pasi autoritetet kroate i ndaluan hyrjen duke e mos e lejuar të mbante një vizitë "private" në kompleksin memorial kushtuar viktimave të krimeve të Luftës së Dytë Botërore, Vuçiq tha se i ishte refuzuaer vizita edghe shtator të vitit 2021 dhe në mars të këtij viti.
“Kemi marrë përgjigje se vizita nuk ishte e mirëpritur për momentin. Unë thashë që nuk më intereson të dëgjoj më këto budallallëqe dhe se dua vetëm të vendos një lule dhe asgjë më shumë.”, tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë tha se kishte ndërmend të shkonte në një vizitë private, “pa mbulim të veçantë mediatik” dhe se nuk do të jepte deklarata që do të nënkuptonin provokim.
Por autoritetet kroate njoftuan se vizita nuk ishte paralajmëruar dhe se mungonte procedura e detyrueshme që vlen për vizitat e zyrtarëve të lartë.
Beogradi u përgjigj duke e dënuar vendimin dhe duke bërë të ditur se do të zbatonte një regjim të veçantë kontrolli për të gjithë zyrtarët kroatë që duan të vizitojnë Serbinë.
Ai shtoi se Serbia dëshiron gjithmonë të ketë "komunikim të civilizuar" me Kroacinë, por se pas kësaj ngjarjeje "e kuptoi se Jasenovaci është një vend i ndaluar".
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kroaci#Vucic#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/TKF77TDP97U/maxresdefault.jpg)