Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se Shqipëria ka siguruar vaksinat kundër gripit sezonal. Ministrja ka qenë këtë të mërkurë në Poliklinikën Qendrore në Tiranë, ku ka parë nga afër nisjen e procesit të vaksinimin kundër virozave sezonale.
“Ky ka qenë rekomandimi i ekspertëve në hartimin e strategjisë sonë, ku një prej komponoentëve ishte mbrojtja nga virozave stinore. Pikërisht vaksina kundër kripit është një element i parashikuar dhe në kemi marrë masa që nga muaji prill që të shumëfishojmë vaksinat kundër gripit”, u shpreh ajo.
Më tej Ogerta Manastriliu tha se vaksina do të jetë falas dhe do e marrin të parë grupet e riskuara. “Është një vaksinë që nuk do të jepet falas për grupet e riskuara, jo vetëm personeli shëndetësor, të moshuarit etj”, shtoi ajo.
Sipas informacioneve mësohet se 368 mijë doza vaksine janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe do të jenë në dispozicion të grupeve më të rrezikuara, duke filluar nga personeli shëndetësor./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!