Mediat serbe shkruajnë se presioni ndërkombëtar mbi Beogradin që të dialogojë dhe zbatojë marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën është më i lartë se kurrë më parë.
Ministri i Financave, Sinisha Mali, një prej njerëzve dhe bashkëpunëtorëve më të afërt të Aleksandër Vuciç, citohet nga media Tanjug se Aleksandër Vuçiç ka dorëzuar një letër për Emanuel Makron, Olaf Sholz dhe udhëheqësit e tjerë të europianë, në të cilën ka shprehur shqetësimin e Beogradit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
Në deklaratën e dhënë për Tanjug, Mali thotë se ‘nuk e ka parë kurrë Presidentin më të shqetësuar se këto ditë.
“Sfida e parë për ne është pikërisht Këshilli i Europës dhe lufta që na pret”, tha Mali, duke shtuar se Serbia do të bëjë gjithçka që anëtarësimi i Kosovës të mos realizohet.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbia#KIE
![](https://i.ytimg.com/vi/TM274Vz2jQI/maxresdefault.jpg)