#oranews #arbentafaj #shoqataetiranes
Në hyrje të dekadës së katërt të një prej organizatave të para të shoqërisë civile në Shqipëri, Shoqata Tirana ka zhvilluar këtë të shtunë zgjedhjet për Asamblenë dhe Kryesinë e Shoqatës duke rikonfirmuar Arben Tafain si kryetar të saj.
"Angazhimi im në krye të Shoqatës Tirana ka qenë dhe do të jetë një ndër prioritetet më të rëndësishme të jetës time."
Në kushtet e zhvillimeve të reja të hapjes së Shqipërisë ndaj vendeve të botës dhe të një lëvizje të vazhdueshme migratore, Shoqata Tirana synon të kthehet tashmë në një organizatë me natyrë lobuese për të shtrirë veprimtarinë e saj në treva të tjera apo në komunitetet shqiptare jashtë vendit.
Ajo synon gjithashtu të forcojë edhe më shumë qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave dhe vlerave të qytetarëve të Tiranës.
"Meqenëse faktori shqiptar në diasporë po rritet, po fuqizohet dhe po merr një rëndësi të veçantë, vlerësoj se një nga detyrat kryesore të Shoqatës Tirana duhet të jetë përfshirja e këtij faktori në komunitetet shqiptare të diasporës, me vizionin e kthimit të Shoqatës Tiranë në një organizatë lobuese."
Themelimi i kësaj Shoqate u shoqërua me miratimin e një statuti dhe krijimin e një modeli organizativ të mirëstruktutuar.
Edhe sot sipas parimeve demokratike ju kushtua një kujdes i veçantë mënyrës së zgjedhjes dhe funksionimit të këtyre strukturave.
Për më shumë lexoni në:[ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!