Eksperti kontabël, i cili ishte kontraktuar për vlerësimin e pasurive të Dritan Dajtit është tërhequr nga detyra që kishte marrë përsipër. Kjo gjë për faktin se përballë tij ishte vetë Dajti, një personazh me të cilin askush nuk dëshiron që të përballet.
Eksperti në fjalë ka hequr dorë nga përpilimi i raportit për pasuritë e Dajtit, me argumentin se e ka të pamundur që të bëjë një vlerësim të tillë për llogari të procesit të nisur nga SPAK në Gjykatën e Posaçme. Tërheqja e tij ëstë bërë me dije këtë të hënë gjatë seancës së radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Në këto kushte, GJKKO ka caktuar dy ekspertë të rinj për vlerësimin e pasurive të Dritan Dajtit. Ata janë Luiza Bala dhe Albana Canaj. Pritet që në ditët në vijim të bëjnë betimin para gjykatës, ku më pas do të njihen me materialet e dosjes. Pas betimit, ekspertët do të nisin punën për hartimin e një raporti financiar për pronat e Dajtit dhe të familjarëve të tij.
Dritan Dajti është një ndër personat më të rrezikshëm i dënuar me 4 dënime për jetë dhe më pas 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve, ku në total janë zhvilluar rreth
280 seanca gjyqësore.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#DritanDajti#Frike#TopChannel
Ещё видео!