Në seancën e kësaj të marte për çështjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në prill të 2021 në Elbasan, prokuroria kërkoi rikthimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” për 6 efektivë të policisë. Ata janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë 6 punonjësit e policisë kishin dijeni për lëvizjen e furgonëve të strukturës së mbrojtjes së votës dhe për faktin që Arbër Paplekaj, ishte i armatosur. Lajmi konfirmohet edhe nga avokatja Rezarta Tahiraj, e cila përfaqëson familjarët e Pjerin Xhuvanit, i cili mbeti i vrarë.
“Sot prokuroria kërkoi kthimin e masës arrest në shtëpi, për 6 policët e Shqiponjës. Rezulton se kanë pasur në dijeni për ekzistencën e 3 furgonave së strukturës së mbrojtjes së botës së PD-së. Dhe për faktin që i pandehuri Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur me armë.”
Gjithashtu avokatja u shpreh se ka kërkuar mbrojtje për një nga dëshmitarët që ka deklaruar ne seancë që ka konstatuar dy persona të armatosur ditën e ngjarjes.
Tv Klan
#pjerinxhuvani
#arberpaplekaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/TcPb3B2nli8/mqdefault.jpg)