#Kuvendi #Sherr #EnkelejdAlibeaj
Në mbledhjen e radhës së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit është shënuar një incident. Transmetimi i mbledhjes për mediat është ndërprerë nga Kuvendi.
Kjo u parapri nga një përplasje e kryetarit të Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj me drejtoreshën e Shërbimeve në Kuvend, Lefterie Luzi.
Alibeaj, ka paralajmëruar kallëzim penal pasi sipas tij po pengohet puna e komisionit hetimor. Sipas tij, mbledhja ka pasur kuorumin e nevojshëm për të vijuar.
“Mbledhja ka filluar, është çelur kuorumi, e ka deklaruar kryetari. Ju keni detyrimin për të vazhduar deri në fund kur kryetari i Komisionit të deklarojë fundin e saj. Nëse do të merrni urdhra të paligjshëm ose nëse do të keni iniciativë për të ndërprerë sinjalin televiziv, do jem i detyruar të ushtroj të gjitha të drejtat e mia si deputet dhe kryetar i Komisionit për gjithkënd prej jush deri në kallëzim penal, ky është një paralajmërim që bëj, mos u bëni pengesë as ju administrata. Nëse do të vazhdohet në këtë mënyrë do t’ju kallëzoj... Zonjë je duke shkelur totalisht ligjin. Do t’u çoj në ndjekje penale ju dhe çdokënd tjetër”.
Më pas, Alibeaj kërkoi nxjerrjen e Luzit nga salla.
“Zonja nuk është deputete, zonjën ju lutem nxirreni nga salla dhe ka marrë vërejtje nga kryetari i Komisionit Hetimor. Garda ju lutem nxirreni përjashta zonjën në fjalë”, tha Alibeaj.
Incidenti ndodhi pasi mazhoranca braktisi mbledhjen e Komisionit Hetimor me pretendimin se po shkelet rregullorja. Por të kundërtën mendonte, kryetari Enkelejd Alibeaj, i cili vijoi me mbledhjen.
Deputetët e mazhorancës ishin larguar edhe një herë më herët gjatë mbledhjes. Largimi i parë u bë pasi u kundërshtua propozimi i Alibeajt që rendi i ditës të vazhdojë me emërimin e sekretarit të Komisionit, kërkesën për marrje provash dhe të dhënash si dhe miratimin e rregullores.
Ndërkohë pas fikjes së sinjalit, selia blu siguroi transmetimin e mbledhjes përmes një lidhje live nga Facebook-u zyrtar i PD-së./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/ThVbaUYHufQ/maxresdefault.jpg)