7 ditë pas vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin, grupi hetimor ka administruar prova me vlerë në qytetin e Lezhës, që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Burime pranë policisë konfirmuan për Tv Klan se bëhet fjalë për disa sende që dyshohet se mund t’i ketë përdorur vrasësi, të cilat janë gjetur në zonën e Gjadrit dhe po ekzaminohen në laboratorin e kriminalistikës, ku janë çuar edhe gëzhojat e gjetura në vendin e krimit.
Njëkohësisht policia vijon kontrollin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë dhe kërkimet për gjetjen e motorit dhe dy makinave që ka përdorur autori dhe bashkëpunëtorët e tij për t’u larguar.
Grupi hetimor dyshon se autori mund të jetë ndihmuar nga së paku dy persona të tjerë.
Njëri dyshohet se është turisti anglez që ishte në lokal në momentin e krimit. Ai mendohet se ka njoftuar autorin për lëvizjet e Nikulajt.
Ndërsa bashkëpunëtori tjetër mund të ketë qenë duke pritur me makinën Land Rover për ta marrë vrasësin bashkë me motorin që përdori për t’u larguar nga Shëngjini.
Përsa i përket turistit anglez, i cili është identifikuar pasi kishte fjetur një natë ne hotelin e Nikulajt dhe 4 ditë të tjera në një hotel tjetër në Shëngjin, policia ka kërkuar nga homologët britanike që t’i merret një deklaratë.
Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë policia dhe prokuroria ka dyshime të forta se vrasja e Ardian Nikulajt të ketë si motiv disa ngjarje të vjetra.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/TrIdZp5eSoM/maxresdefault.jpg)