30 mijë maturantë iu nënshtruan këtë të mërkurë provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Ministria e Arsimit bëri me dije se për herë të parë këtë vit, u hartuan teste të vecanta për 170 nxënës me aftësi ndryshe. Provimi i cili nisi në orën 10.00 të mëngjesit përfundoi në orën 12.30 minuta në të gjitha shkollat e vendit.
Ndërkohë, më 1 qershor nxënësit iu nënshtruan provimit të parë, atij të anglishtes, sic dhe ishte caktuar edhe më herët në kalendarin e provimeve. Më 13 qershor pritet që nxënësit ti nënshtrohen provimit të matematikës, ndërsa më datë 19 qershor do të kryejnë tezën e lëndës me zgjedhje.
Këtë vit risi është edhe provimi për nxësnëit të cilët duan të studiojnë në degën e mjekësisë. Për të gjithë nxënësit që kanë shprehur dëshirën për të studiar Mjekësi të përgjiothshme, do të zhvillohet një test në muajin gusht n mënyrë të informatizuar.
Këtë vit mbi 7 mijë e 800 mësues janë angazhuar për të monitoruar procesin e kryerjes së provimeve të maturës shtetërore, të cilat kryesisht kryehen në ambiente të mëdha, palest apo në korridoret e shkollae.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#MaturësShtetërore#TopChannel
Ещё видео!