Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka deklaruar i bindur se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të sulmojë në asnjë mënyrë asnjë vend të NATO-s. Gjatë një interviste për gazetën gjermane Bild, kryeministri hungarez tha se askush nuk mund të thotë për Rusinë se synon ta sulmojë NATO-n.
Duke e quajtur NATO-n komunitetin më të fuqishëm ushtarak, Orban shtoi se sulmi kundër kësaj aleance është i pamundur jo vetëm për Rusinë, por për këdo tjetër në botë.
Kjo deklarët e tij vjen pas disa paralajmërimeve të njëpasnjëshme të Rusisë, herë të drejtëpërdrejta e herë të tjera tërthorazi, ku është vënë në diksutim siguria e vendeve të NATO-s nga një sulm i mundshëm rus.
Për shkak të zotimit që kanë vendet anëtarë të NATO-s për të qenë krah njëra-tjetrën në rast sulmi, Orban thekson se sulmi ndaj një vendi të kësaj aleancës, është sulm ndaj të gjithë vendeve të tjera.
Pak ditë pasi mori kryesimin e BE-së për një periudhë prej gjashtë muajsh, Viktor Orban takoi presidentin rus Vladimir Putin më datë 5 korrik, një vizitë kjo që nuk u prit shumë mirë nga zyrtarët e unionit, pasi sipas tyre BE-ja nuk ishte lajmëruar.
Orban njihet si një nga liderët që ka qenë i distancuar në shumë raste nga përkrahja që vendet e Bashkimit Europian kanë bërë ndaj Ukrainës, ku edhe ka qenë shkaktar i bllokimit të fondeve për të ndihmuar këtë shtet në luftën kundër Rusisë.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/Tss9NsvcAK8/maxresdefault.jpg)