Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një pako të re ndihmash ushtarake për Ukrainën me vlerë 1.2 miliardë dollar, për të forcuar më tej mbrojtjen e saj ajrore, ndërsa Rusia vazhdon të godasë Ukrainën me dronë dhe raketa, thanë zyrtarët amerikanë të hënën. Pakoja e re e ndihmës pritet të njoftohet gjatë ditës dhe paratë do të sigurohen nga Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës. Ndryshe nga pajisjet, armët dhe municionet amerikane që dërgohen më shpesh në Ukrainë nga rezervat e Pentagonit, në mënyrë që ato të mund të dërgohen shpejt, këto para do të shpenzohen gjatë muajve apo edhe viteve të ardhshme për të përmbushur nevojat e ardhshme ushtarake të Ukrainës. Fondet e reja do të financojnë sistemet e mbrojtjes ajrore HAËK, municione për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dronët për mbrojtjen ajrore. Sipas zyrtarëve, këto fonde do të përdoren edhe për blerjen e artilerisë, raketave, pajisjeve për imazhet satelitore, mirëmbajtjen e pajisjeve dhe pjesë këmbimi për një sërë sistemesh të mbrojtjes. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti sepse pakoja e ndihmës ende nuk është njoftuar zyrtarisht.
Duke përfshirë edhe këtë pako, Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës rreth 37 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Kievit në shkurt të vitit 2022. Vendimi për ndihmën e re ushtarake vjen ndërsa Ukraina po përgatitet të nisë një ofensivë pranverore kundër forcave ruse dhe vazhdon të ketë vështirësi në fushën e mbrojtjes ajrore. Pakoja e re amerikane e ndihmës ushtarake për Ukrainën, përfshin edhe armë dhe mbështetje më të shpejtë ushtarake, si sisteme për rrëzimin e dronëve.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Sistemet#Hawk
![](https://i.ytimg.com/vi/TtjyEwNFRbQ/maxresdefault.jpg)