Dega e Vatrës në Uster-MA 23 Shtator një takim mes bashkëatdhetarëve për njohjen e librit "FAIK KONICA-Dritëhijet e një diplomati". Të ftuar ishin studiuesi dhe autori i librit Agron Alibali dhe prof. Nicholas Pano. Mes pjesëmarrjes shquheshin drejtues të degës së Vatrës-Uster; John Lito(kryetar), Dhimitri Skënde (zv/kryetar), Thanas Gjika(sekretar), si dhe nga organizata të tjera; Klodian Pepi (kryetar i AANO dega-Boston),Konnie Lukes (Këshilltare e Bashkisë së Usterit dhe ish Kryetare e Bashkisë së qytetit me origjinë shqiptare), Van Kristo ( konsull nderi dhe drejtues i Fondacionit Frosina-Boston), Prof. Peter Christopher(WPI), Vaskë Bruko (Shoqata Dardhare,Hartford-Kënektikat), Neka Doko ( Biblioteka e Katedrales së Shëngjergjit, Boston), veprimtarë veteranë si Bill Johns dhe Sotir Pani, drejtues të grupeve artistike e sportive të bashkësisë shqiptare Dhimitraq Demiri dhe Fredi Stefo.
Njohjen me përmbajtjen e veprimtarisë e drejtoi për Franklin Zdruli (organizator i njohur i veprimtarive shumë vjeçare të shqiptaro-amerikanëve në Uster dhe Boston).
Ещё видео!