Plot 14 vite kanë kaluar, nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe 300 u plagosën nga shpërthimet në ambjentet e ish Brigadës së Tankeve, ku ushtrohej aktiviteti i demontimit të municioneve luftarake.
Pas më shumë se një dekade, dosja voluminoze prej 90 fashikuj e Gërdecit e hetuar përgjatë viteve 2008-2009, u tërhoq nga arkiva dhe ndodhet për hetim në SPAK. Rihapja e kësaj cështjes, erdhi si pasojë e kërkesës së familjes Durda, e cila humbi fëmijën 7 vjeçar nga shpërthimi i Gërdecit.
Në 24 shtator, Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori vendimin për të rihetuar dosjen e Gërdecit nga SPAK, duke pranuar kërkesën e prokurorisë dhe familjes Durda, dhe duke revokuar vendimin e vitit 2009 të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes në ngarkim të ish-ministrit, me argumentin se heqja e imunitetit të Fatmir Mediut i hap rrugën procesit të hetimeve. Në dhjetor të 2021, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Fatmir Mediut, në atë kohë ministër i mbrojtjes, për të mos hetuar çështjen. Pritet që të merren në pyetjet zyrtarët e lartë të periudhës 2008-2009 si dhe dëshmitarët dhe familjarët.
Mesditën e 15 marsit 2008, dhjetra njerëz u vranë teksa punonin jashtë çdo kushtri teknik e ligjor në demontimin e municioneve, të cilat më pas eksportoheshin në Afganistan, Irak, Libi, Tunizi apo Egjipt. Shpërthimi shkaktoi një krater gjigand me një thellësi prej disa metër dhe mori jetën e 26 persona, familjarët e të cilëve sot kërkojnë drejtësi.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Tragjedia#Gërdeci#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/U9K__Gs9XqY/mqdefault.jpg)