Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje të kosovarëve të cilët kthehen në Kosove në kufirin shqiptar të Morinës. Kosovarë të hipur mbi traktorë, makina dhe duke ecur në këmbë.
Pas ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë vazhdon kthimi i kosovarëve drejt trojeve të tyre. Numrin më të madh të këtyre të kthyerve e mban rrethi i Kukësit. Sipas burimeve të Policisë Kukës, bëhet e ditur se vetëm sot paradite kanë kaluar kufirin shqiptar të Morinës rreth shtatë mijë kosovarë, pjesa më e madhe kanë qënë të vendosur në Kukës.
Sipas burimeve të Prefekturës Kukës vetëm dje kanë kaluar në pikën kufitare të Morinës rreth 20 mijë kosovarë. Kjo lëvizje nuk ka sjellë çrregullime në këtë aks. Dje në Kukës kanë mbërritur rreth tre mijë kosovarë të cilët ishin përqëndruar në rrethet e tjera të vendit tonë.
![](https://i.ytimg.com/vi/UFl2pFzjSqs/mqdefault.jpg)