Presioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë për mbështetjen e sanksionet ndaj Rusisë është duke u rritur, duke bllokuar rrugën e Beogradit drejt anëtarësimit në BE.
Burime diplomatike në Bruksel zbulojnë për mediat se procesi i negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE praktikisht është ngrirë. Kjo është edhe një nga arsyet pse presidenti Aleksandër Vucic nuk do të marrë pjesë në samtin e Tiranës pasi e gjen veten totalisht të izoluar në skenën europianë.
Kjo dëshmohet edhe me faktin se, për më shumë se një vit, Serbia nuk ka hapur apo mbyllur asnjë kapitull në procesin e negociatave. Për hapjen apo mbylljen e tyre duhet pajtim i të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Dhe, disa vende, thonë diplomatët, “nuk duan që Serbia të shpërblehet me vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE, sikur të mos ketë ndodhur asgjë“.
Edhe Parlamenti Evropian, përmes një rezolute për strategjinë e re të zgjerimit, ka kërkuar që të kushtëzohen negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE me mbështetjen e sanksioneve kundër Rusisë.
Presioni pritet të rritet edhe gjatë muajit dhjetor, pasi në Tiranë do të mbahet një samit i BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në deklaratën që pritet të miratohet në kryeqytetin shqiptar, do të përsëritet thirrja për mbështetje të sanksioneve ndaj Rusisë.
Serbia në këtë samit, paralajmërojnë diplomatët, “do të jetë pak a shumë e izoluar, pasi është i vetmi shtet pjesëmarrës që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë“.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BE#Negociatat
Ещё видео!