Sanna Marin i ka thyer disa tabu që kur është bërë kryeministre e Finlandës në 2019-ën, kur ajo ishte vetëm 34 vjec. Në atë kohë, vajza e një cifti të të njëjtit seks, u bë liderja më e re në botë dhe kryeministrja e tretë femër e vendin skandinav. Por ndërsa sondazhet e opinionit publik për qeverinë e saj qëndrojnë pozitive, shumëkush tani po vë në diskutim stilin e jetesës së kryeministres, nënë e një fëmije. Pasi një video u publikua, ku marin shihej teksa kërcente e shfrenuar me disa miq të famshëm, kryeministrja është përballur me kritika. Videoja vjen tetë muaj pasi Marin u detyrua të kërkonte ndjesë pasi doli në klube nate ndërsa kishte patur kontakt me një të infektuar me koronavirus. E fotografuar në Helsinki me miqtë e saj, dhjetorin e kaluar, ajo nuk kishte patur telefonin e saj me vete ku edhe kishte marrë njoftimin që i kërkonte të izolohej. Në 2020-ën, ajo u vendos në qendër të polemikave dhe u akuzua se kishte pozuar Topless, pasi u shfaq në kopertinën e një reviste mode Trendi, duke veshur një bluzë të zezë pa recipeta poshtë. Pas videos më të fundit, shumëkush kërkoi që kryeministrja të bënte testin e drogës, dhe kjo e fundit nuk hezitoi. Ajo doli në një konferencë për gazetarët dhe tha se tetsin e kishte bërë, pasi nuk kishte asgjë për të fshehur, por për përgjigjen duhet pritur ndonjë javë...
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SannaMarin#Finlande#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/UMlp0lGGecA/maxresdefault.jpg)