Presidenti i Republikës nderon me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” pjesëtarët e “Kompanisë 4000”, në shenjë vlerësimi për kontributin e vyer dhe të pamohueshëm në përpjekje për rrëzimin e shtetit diktatorial hoxhist në Shqipëri. Këta burra e gra u shpreh Nishani do të zënë një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.
“Ata qenë njerëz që lirinë e kishin vënë mbi çdo gjë tjetër, edhe mbi jetën dhe familjet e tyre. Ata qenë shqiptarë të mirë e të vërtetë. Ata qenë shqiptarë në mërgim që u stërvitën nga aleatët tanë perëndimorë me synimin e vetëm për të përmbysur një regjim totalitar. Ata qenë Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Hasan Dosti e shumë e shumë të tjerë, të cilët në Historinë e Kombit tonë zënë secili një vend të nderuar”, tha Nishani.
![](https://i.ytimg.com/vi/UMmJp4fXKKM/mqdefault.jpg)