[ Ссылка ]
www.tvklan.al
Titujt kryesorë - 21 shtator 2019
TAHIRI: DEKLARATA E SHBA, PRESION MBI GJYKATEN. I VETEM PERBALLE TE GJITHEVE, POR S’KAM MESAZHE TE KODUARA
Ish –ministri i Brendshem, Saimir Tahiri e quan presion ndaj gjykates deklaraten e Ambasades Amerikane qe e cilesoi si shkurajues denimin e tij. Ai tha se ne betejen per drejtesi eshte i vetem perballe te gjitheve, por nuk kishte mesazhe te koduara
DENOHEN ME 1 VIT NE SHERBIM PROVE 8 TE ARRESTUARIT PER PROTESTEN NE RRUGEN E KOMBIT
Denohen me nga 1 vit sherbim prove 8 personat e arrestuar gjate protestes se dhunshme kunder vendosjes se pageses ne Rrugen e Kombit. Avokatet mbrojtes thone se do ta apelojne, ndersa Partia Demokratiek e quan denimin si politik.
“ORIKU” SHPETON 111 EMIGRANTE SIRIANE QE RREZIKONIN TE MBYTESHIN NE EGJE
Anija luftarake shqiptare, “Oriku” shpeton 111 emigrante qe rrezikonin mbytjen ne detin Egje. Emigrantet nga Siria, Iraku e Palestina lundronin me 2 gomone dhe 1 skaf mes ujerave te Turqise dhe Greqise.
RAPORTI I OFICEREVE TE SIGURISE: 36 PERQIND E NXENESVE, PRE E DHUNES NE AMBIENTET E SHKOLLES
36 perqind e nxenesve te arsimit parauniversitar kane rene pre e dhunes ne shkolla. Nje raport i oficereve te sigurise tregon se ma marsi ne korrik jane raportuar 256 situata problematike te ndodhura ne klasa dhe oborret e shkollave.
PRAG LUFTE, TRUMP DERGON TRUPA NE ARABINE SAUDITE
IRANI: DO SULMOJNE KEDO QE KALON KUFIRIN TONE
Arrijnë kulmin tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Pas vendimit të presidentit Tramp për të dërguar trupa ushtarake në Arabinë Saudite, Teherani tha se do të sulmojë këdo që do të tentojë të kalojë kufirin.
Ещё видео!