#oranews #ilirmeta #partiaelirise
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka komentuar miratimin e rezolutës antikorrupsion në parlament.
Meta tha se kjo Rezolutë është porosi e narko-trafikantëve.
Sipas tij, Shqipëria është sot vendi i dytë në Europë për nga niveli i korrupsionit, pas Rusisë.
Meta tha se qytetarët shqiptarë duhet ta përmbysin bandën e Rilindjes, që ka shpikur termat “prindi 1” dhe “prindi 2”.
Ilir Meta: Votimi për rezolutën antikorrupsion është një propagandë e Rilindjes. Tallavaja e Rezolutës është porosi tjetër e narko-trafikantëve për t’ju ranë tam-tameve mediatike.
Shqipëria është vendi i parë në Europë, pas Rusisë, për nivelin e lartë të korrupsionit, ndërsa është në vend të dytë në botë pas Zambias për ryshfetin.
Kjo rezolutë është një fyerje për qytetarët shqiptarë, që kanë ikur dhe që jetojnë këtu me paga skandaloze e pensione qesharake.
Qytetarët shqiptarë duhet të kenë prioritet rrëzimin e bandës së Rilindjes, që do të fusë në Shqipëri termat “prindi 1” dhe “prindi 2”.
Deklarata e Presidentit te Partise se Lirise, Ilir Meta:
Miratimi vetëm me votat e “Rilindjes” të “Rezolutës antikorrupsion” nga Kuvendi më i korruptuar në kontinent, që qep ligje me porosi për klientët e Qeverisë, duke u kthyer në një noter të saj, ishte totalisht një farsë e dëshpëruar e një bande të korruptuarish me Edi Ramën në krye.
Korrupsioni duhet ndëshkohet ashpërsisht vme të gjithë fuqinë e ligjit ndërsa tallavaja e Rezolutës është një tjetër porosi e mafies dhe e trafikantëve për t’u rënë teneqeve mediatike përmes mediave të blera nga inceneratorët.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/UUNuagq4pPQ/maxresdefault.jpg)