Teksa Shtetet e Bashkuara kërkojnë ekstradimin e Ovidio Guzmán López dhe gjuetia për arrestimin e 3 djemve të tjerë të El Chapo-s, mbretit famëkeq meksikan të drogës, është shtuar ndjeshëm, avokati i 4 vëllezërve ka publikuar një letër të tyre, ku pretendojnë se ata nuk janë udhëheqësit e kartelit të Sinaloas, në të cilën babai i tyre ishte bashkëthemelues.
Një letër e katër vëllezërve dhe motrës së tyre u publikua në gazetën meksikane “Milenio”. Iván Archivaldo Guzmán Salazar, Jesús Alfredo Guzmán Salazar, Ovidio Guzmán López dhe Joaquín Guzmán López, të njohur ndryshe se “Los Chapitos”, iu drejtuan mediave për herë të parë me një mesazh të dërguar nga avokati i tyre.
Ata thonë se pretendimet se janë drejtues të kartelit të themeluar nga El Chapo dhe Ismael ‘El Mayo’ Zambada, i cili nuk është arrestuar kurrë, janë sajesa. “Ne nuk jemi në krye të kartelit të Sinaloas dhe as nuk na intereson. Ka një numër ta madh grupesh që janë të vendosura në këtë shtet dhe përbëhen nga njerëz nga Sinaloa.
Iván Archivaldo Guzmán Salazar dhe Jesús Alfredo Guzmán janë në kërkim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për ta ofrohen nga 10 milionë dollarë shpërblim për ata që janë informacione. Ndërkohë, 5 milionë dollarë jepen edhe për Joaquín Guzmán López.
Ndërkohë, Ovidio Guzmán López ndodhet në një burg në Meksikë dhe po lufton me drejtësinë vendase që të mos ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas prokurorëve në Amerikës, nën udhëheqjen e djemve të El Chapo, karteli i Sinaloa mbetet një nga organizatat kriminale më të fuqishme në botë dhe është përgjegjës për importimin e fentanilit në Shtetet e Bashkuara. Kjo drogë sintetike konsiderohet 50 herë më e fortë se heroina dhe është bërë shkaku kryesor i vdekjes së shumë të rinjve amerikanë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kartelet#Meksike
Ещё видео!