#Anila Cela #Esencë #reporttv
Ne nuk e zgjedhim kohen ne te cilen do te lindim e jetojme, por ne mund te zgjedhim te jemi nje histori e bukur per tu rrefyer...
Sepse ne fund, secili prej nesh eshte nje histori.
Është krijuar prej vitesh një zinxhir ndikimesh që nuk këputet me bindjen se vajza është një qenie e plotësuar,vetëm nëse martohet. E në fakt mënyra për ta bërë këtë nga ana e familjeve shqiptare është trishtuese. Dëshira e madhe për të ‘sistemuar vajzat” shpie në mblesëri dhe martesa të cilat jo rrallë kanë përfunduar në fatkeqësi në familje. Zinxhiri nuk këputet,ndërsa prindërit shqiptarë vazhdojnë të martojnë vajzat dhe të mos edukojnë djemtë. Pse dhe si i martojmë vajzat dhe a janë këto mënyrat e duhura?
![](https://i.ytimg.com/vi/UdPNKjZujWg/maxresdefault.jpg)