Sportelet e gjendjes civile, duke filluar nga data 1 maj, do i përkasin të shkuarës. Kabineti qeveritar mori vendimin e reduktimit të zyrave të gjendjes civile, duke lënë funksionale vetëm 150 qendra ku qytetarët mund të marrin disa shërbime bazë.
Tkurrja e hartës së gjendjeve civile është konceptuar si një vendim që do të sjellë revolucion dixhital për Shqipërinë, pasi dokumentacionet do të ofrohen në platformat online. Por, miratimi i këtij vendimi, vulos edhe largimin nga vendi i punës të qindra nëpunësve të gjendjes civile, teksa ministrat nuk kanë ende asnjë draft në tavolinë, se çfarë do të ndodhë me fatin e të papunëve.
“Miratuam në Qeveri reduktimin e zyrave të gjendjes civile, nga 390 do të ketë vetëm 150 zyra të tilla. Kjo si pasojë e shërbimebe publike digjitale. Shërbimet do jenë vetëm online, do të ketë vetëm 150 sportele në të gjithë Shqipërinë, për të marrë shërbime që duhen detyrimisht të merren nga qytetari. Janë 8 shërbime që do të merren online. Do të shkëputet kontakti i qytetarit me shërbimin, por online.
Kërkohet një zgjidhje për cilësinë e shërbimit spitalor, e për këtë ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu prezantoi miratimin e ‘autonomisë spitalore’ dhe ‘kartës së performancës’, që do fillojnë të aplikohen fillimisht në spitalin memorial të Fierit.
Kemi miratuar projektligjin për spitalet, kurorëzohet pas një pune të gjatë. Synohet të kalohet në një nivel të ri të shërbimit spitalor në vend. Ishte koha që ky projektligj të vinte, do të kalojë menjëherë në diskutime në Komisionet. Do të sjellë një model të ri, të autonomisë spitalore. Vjen në këtë sistem të ri që plotësohet nëpërmjet kartës së performancës, plotësohet sipas kritereve të përcaktuara nga spitalet që kanë aftësi menaxheriale për të përfituar këtë kartë, të autonomisë spitalore.
Me fondet e siguruara nga BERZH, pritet të finalizohet edhe projekti i rehabilitimit të spitalit infektiv, i cili në harkun kohor të një viti, do të kthehet në një qendët reference të sëmudjeve infektive.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vendimet#Qeveria#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/UidVqbyl_Ng/maxresdefault.jpg)