#insektet #problem #sezoniveror
Durrësi ka nisur të mbipopullohet me pushues vendas dhe të huaj, por ajo çka mbetet shqetësuese për këtë sezon veror është prezenca e insekteve dhe veçanërisht mushkonjave.
Dezinsketimi i hapësirave publike edhe pse piku i sezonit po arrin, nuk është kryer ende nga Instituti i Shëndetit Publik, teksa ndërhyrja e Bashkisë nuk ka qenë e mjaftueshme për t’i dhënë zgjidhje çështjes.
Në Shëngjin kryesisht në zonën e Kunes dhe të Vainit, fenomeni i insekteve është më i pranishëm. Pushuesit janë të ndarë në mendime. Ka nga ata të cilët e shohin si një problem shqetësues, por ka edhe nga ata të cilët e shohin si diçka normale.
Bizneset e zonës kanë ndërmarrë iniciativa personale duke dezinsektuar zonat përreth, por kjo duket e pamjaftueshme.
Për pushuesit e plazhit dhe parkut kombëtar Divjakë - Karavasta, këtë vit insektet nuk janë shqetësim. Ata thonë se kanë qëndruar disa ditë me pushime dhe nuk janëbezdisur nga mushkonjat.
Specialisti në Bashkinë e Divjakës, Dorian Spaho, tha se ata janë angazhuar vetë për të kryer dezinsketimin me fonde të Bashkisë. Vonesat në tenderin e dezinsektimit vijojnë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/UwTUX7xndhI/mqdefault.jpg)