Kanceri është rezultat i mutacioneve të gjeneve përgjegjës për rritjen dhe shëndetin e qelizave në trup. Ky shtim jonormal mund t’i ndodhë qelizave të gjirit, dhe në këtë rast kemi kancer të gjirit. Këto qeliza kancerogjene të gjirit mund të vazhdojnë të shumohen pa ndalim, duke çuar në një tumor. Shfaqet përgjithësisht gratë por edhe meshkujt mund të preken. Njerëzit e prekur nga kanceri i gjirit mund të mos shfaqin asnjë shenjë. Sidomos në fazat e para. Por një masë apo gjëndër në gji, mund të jetë tregues i pranisë së kancerit të gjirit. Përgjithësisht, çdo ndryshim në pamjen e gjirit, strukturë, apo dhimbje mund të jenë shenja paralajmëruese.
![](https://i.ytimg.com/vi/UxDOC4yEU9c/maxresdefault.jpg)