Forcat e posacme Operacionale vendosën në pranga një 48 vjecar i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për kryerjen e disa veprave penale.
Altin Stopani alias Erion Veliu, u lokalizua dhe u vendos në pranga në qytetin e Fierit me qëllim ekstradimin e tij nga Tiranë drejt Romës.
Ndaj 48 vjecarit, autoritetet italianë kanë ngritur akuzat pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje, trafikim narkotikësh dhe shfrytëzim për prostitucion.
Në vitin 2012, autorietet gjysore në Itali e dënuan shqiptarin me 9 vite burg, për kryerjen e katër veprave penale, ndërkohë që ky dënim u dha në mungesë për shkak se Altin Stopani nuk u vendos në pranga.
Lokalizimi i 48 vjecarit u bë i mundur nga shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Romës dhe Tiranës, ku më pas Operacionlja, pasi e mbajti këtë shtetas në vëzhgim, bëri të mundur arrestimin e tij.
Autorietet shqiptare vijonë bashkëpunimin me ato italiane për të ekstradaur 48 vjecarin drejt Italisë, si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave të tjerë që kërkohen nga shteti italian.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Arrestimi#AltinStopani
Ещё видео!