Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti udhëtojnë këtë të enjte në Bruksel, pasi ultimatumeve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ulur tensionet në veri të Kosovës.
Megjithëse kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb do të jenë në të njëjtën godinë njëkohësisht, nuk pritet një takim ballë për ballë i tyre, ndërkohë që në terren situata mbetet e tensionuar.
Serbët u ngritën në protestë edhe në Graçanicë, pasi policia e Kosovës arrestoi një ser btë akuzuar për tortura dhe keqtrajtime gjatë luftës së Kosovës.
Në pikat e kalimit kufitar kamionët me mallra serbe mbeten të bllokuar, ndërsa përshkallëzimi i protestave të serbëve edhe në jug u shton një dozë ekstra tensioneve.
NATO ka përforcuar kufirin në anën e Kosovës, Serbia nuk ka tërhequr trupat po nga ky kufi dhe prej 1 jave mban peng tre policë. I dërguari i posaçëm i SHBA, Gabriel Escobar ka paralajmëruar për një konflikt rajonal, ndërsa forcat speciale të Kosovës patrullojnë në katër komunat veriore.
E gjitha panorama sugjeron se Kosova e Serbia po shkojnë drejt një lufte të hapur nëse vijohet me kokëfortësinë ndaj ndërkombëtarëve.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosova#Serbia
![](https://i.ytimg.com/vi/V2u-fmE76AQ/maxresdefault.jpg)