Në këtë biznes në rrugën “Margarita Tutulani”, në afërsi të zonës së ish-bllokut, të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, policia zbuloi se ushtrohej edhe prostitucion. Kjo qendër e quajtur “Megu Center” ndodhet në katin e parë të pallatit pesë katesh, në një bllok banimi dhe pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”.
“Për këtë qendër masazhesh policia arrestoi katër persona dhe procedoi penalisht pesë të tjerë. Mes të ndaluarve dhe të hetuarve, janë punonjës të këtij biznesi dhe administrator.”
Në pranga është vënë 28-vjeçarja Xhoana Koçi, dhe tre vajza të tjera të moshës nga 21-16 vjeçe, punonjëse në këtë qendër. Përveç vajzave të arrestuara, një tjetër punonjëse 31-vjeçare po hetohet në gjendje të lirë, bashkë me katër klientët që u gjetën në qendrën e masazhit. Zbulimi i këtij biznesi u bë nga agjentë të policisë që u infiltruan si klientë, kjo pas reklamimeve të shumta që bëheshin në rrjetet sociale.
Shërbimet e masazhit dhe marrëdhënieve seksuale ofroheshin nga ora 11 deri në orët e para të mëngjesit të ditës tjetër. Një nga sloganet e qendrës që reklamohej vazhdimisht është “Relaksi juaj, detyrimi ynë”. Biznesi që administrohej nga 28-vjeçarja Koçi, rezulton aktiv prej 10 muajsh, por banorët shprehen se në të njëjtin vend, policia ka zbuluar edhe herë të tjera, aktivitet prostitucioni.
Pronarët e qendrës së masazhit disponojnë edhe tre qendra të tjera me të njëjtin aktivitet, që po hetohen nga policia nëse edhe aty ushtrohet aktivitet i paligjshëm. Gjatë operacionit të koduar “Inside” policia seksioni për hetimin e trafiqeve të paligjshme sekuestroi 6 aparate celularë, 351 mijë lekë të rinj dhe 550 euro, që dyshohet se janë përfituar nga prostitucioni.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/VCSEoYG_dTQ/maxresdefault.jpg)