Lajme Arkiva 2001
Më në fund komandantët e UCPMB-së vendosën të nënshkruajnë dje marrëveshjen për dorëzimin e armëve dhe shpërbërjen e ushtrisë së tyre deri më 31 maj. Marrëveshja u nënshkruar nga Shefqet Musliu, Ridvan Qazimi dhe nga Mustafa Shaqiri. Një ditë e madhe dhe një rezultat i madh. Kështu e ka cilësuar Beogradi nënshkrimin e marrëveshjes për çmobilzimin dhe shpërbërjen e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës Metvejës dhe Bujanovcit.
Zëvendëskryeministri serb tha se ne ia arritëm qëllimit tonë të zgjidhim krizën me mjete paqësore dhe ajo çfarë është më e rëndësishme është shmangia e konfliktit në viktima dhe shkatërrime. Ndërkohë trupat shqiptare që vepronin nën komandën e Muhamet Xhumajit dorëzuan armët dhe uniformat u larguan./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!