Një 33-vjeçar shqiptar është bërë protagonist i një krimi të rëndë të ndodhur në Veneto të Italisë. Shqiptari, identitetin e të cilit autoritetet nuk e publikojnë, mori peng ish-partneren e tij, gjithashtu shqiptare dhe fëmijën e tyre pesë vjeç.
Ngjarja ka ndodhur më pesë korrik. Shqiptari ka futur në makinë me forcë ish-partneren e tij dhe fëmijën e mitur dhe më pas është larguar. Ai është ndjekur nga policia për gati 100 kilometra para se të arrestohej.
Gruaja, një 26 vjeçare gjithashtu shqiptare dhe fëmija i mitur, përveç traumës psikologjike nuk pësuan lëndime të tjera.
Sipas autoriteteve italiane, shqiptari nuk pranonte ndarjen me partneren e tij dhe disa herë e ka kërcënuar me jetë. Ndaj tij ka një vendim gjykate në fuqi që i ndalon që t’i afrohet 26-vjeçares. Policia italiane thotë se nëse nuk do të kishte ndërhyrë për ta ndaluar 33-vjeçarin, ai me shumë mundësi do të vriste si ish-partneren ashtu edhe fëmijën 5 vjeç.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Itali#Veneto
![](https://i.ytimg.com/vi/VHOx-fDjpWE/maxresdefault.jpg)