Një deklaratë e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Bruksel se në Ballkanin Perëndimor ka kriminelë të luftës dhe të paqes të cilët dominojnë me institucionet dhe partitë politike ka zgjuar reagime të deputetëve të opozitës, që njihen si krahu i luftës.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i ka bërë pyetje direkte Kurtit nëse është i rekrutuar nga shërbimet serbe.
“Kur shkon në Bruksel kallxona çka po i sjellë Kosovës , a je i rekrutuar prej shërbimeve serbe gjatë kohës a sa je mbajt në burg? A mban Serbia diçka mbi ty që të mban peng? A është rrezik Kosova prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit tënd në burg apo nga çlirimtarët që janë detyruar me mbajt pushkën në dorë?”, i është drejtuar Haradinaj Kurtit.
Ndryshe në seancën e së Enjtes ku ishte i ftuar në interpelancë Ministri i Financave Hekuran Murati, Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se marrëveshjen Thaçi-NATO të cilën e kishte bërë publike në mandatin e parë si Kryeministër e ka dërguar në prokurori.
“Unë nuk kam akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në lidhje me atë shkëmbim të letrave dhe nuk mund të kërkoj llogari prej tij, por kam akuzuar titullarin e atëhershëm të institucionit të Republikës së Kosovës që ka vënë firmën në një shkresë të tij”, është kundërpërgjigjur Kurti.
Ka pasuar reagimi i ish-ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se nëse vërtetë Kurti e mendon një zotim të tillë si tradhti kombëtare atëherë ai menjëherë duhet të dërgojë letër te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe të tërhiqet nga ky zotim.
Ndryshe ajo këtë e quan një lojë pa shije të Kurtit për konsum të brendshëm dhe me pasoja në relacionet me aleatët.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/VJ0vU2oFYKo/maxresdefault.jpg)