Në një gjendje kaosi dhe të dëshpëruar mijëra afganë u grumbulluan të hënën në aeroportin e Kabulit në përpjekje për t’u larguar nga vendi, pasi talebanët morën pushtetin. Forcat amerikane në aeroport u detyruan të qëllonin në ajër për të rivendosur qetësinë. Talebanët hynë në Kabul të dielën pasi pushtuan qytetet më të mëdha të vendit në ofensisë që zgjati gati dy javë, mes tërheqjes së trupave amerikane dhe perëndimore nga Afganistani. Nisur nga situata e krijuar në Afganistan, të gjitha fluturimet ushtarake dhe civile brenda dhe jashtë aeroportit të Kabulit janë ndaluar, ka konfirmuar një zëdhënës i Pentagonit. Mbetet e paqartë se kur do të rifillojnë. Trupat amerikane po punojnë aktualisht për të siguruar aeroportin. Ndërhyrja e ushtarëve amerikanë për të zgjidhur situatën e krijuar, rezultoi me vrasjen e dy personave të armatosur. Pamjet e publikuara nga mediat në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit treguan skena dramatike, ndërsa afganët e frikësuar përpiqeshin të largoheshin nga vendi. Dy persona të armatosur u vranë nga ushtarët amerikanë të hënën, ndërsa disa të tjerë raportohet të kenë vdekur, pasi ranë nga pjesa e poshtme e avionit ku ishin kapur me idenë për t’u larguar. Mediat raportojnë se forcat amerikane kanë qëlluar në ajër me idenë për të shpërndarë njerëzit që po përpiqeshin të hynin me forcë në aeroplanë. Kreu i Komandës Qendrore Amerikane është takuar me udhëheqës të lartë talebanë për t’i kërkuar atyre që të mos ndërhyjnë në evakuimet amerikane nga aeroporti i Kabulit, tha një zyrtar i mbrojtjes amerikane për Associated Press. Amnesty International i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë “me vendosmëri për të shmangur tragjedinë e mëtejshme”, pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Sekretarja e Përgjithshme e organizatës, Agnes Callamard u bëri thirrje qeverive të huaja të “marrin çdo masë të nevojshme” për të evakuuar dhe zhvendosur në mënyrë të sigurt të gjithë ata që mund të jenë në shënjestër të militantëve.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kabul#TopChannel
Ещё видео!