Çdo metër katror dhe kat shtesë i ndërtuar pa lejen përkatëse, do të preket nga operacioni qeveritar i koduar ‘Konfiskimi’. Me firmë të kryeministrit Edi Rama, u miratua gjithë kuadri ligjor, sesi do të procedohet që në momentin e konstratimit të shkeljes e deri tek konfiskimin përfundimtar.
Deri në marrjen e vendimit të konfiskimit nga ana e Këshillit Kombëtar të Territorit, investitori me akt noterial do të kalojë në favor të shtetit pjesën pa leje, me kontratë premtim-shitjeje me vlerë 1 euro, me qëllim përdorimin e ndërtimit për nevoja të strehimit social apo për interes publik.
Investitorit i jepet mundësia ta parablerjejë ndërtimin, për një vlerë jo më të vogël se çmimi i tregut.
Sipas vendimit të këshillit të ministrave, fondet e siguruara nga parablerja e ndërtimit, do të derdhen në Bankën e Shqipërisë dhe do të përdoren për të kompensuar qytetarët e prekur nga shpronësimet.
Edhe nëse investitorët zgjedhin të parablejnë ndërtimin me çmim tregu, sërish ju lind detyrimi të paguajnë gjobë për katet pa leje. Referuar nenit 52 të ligjit për planifikimin dhe zhvillimit të territorit, kyerja e punimeve pa leje dënohet me gjobë të barabartë me vlerën e punimeve të kryera pa leje, por në çdo rast jo më pak se 500 000 lekë.
Nëse investitori nuk zgjedh ta parablejë apo ta dhurojë ndërtesën atëherë ajo konfiskohet përfundimisht për interes publik. Nëse zgjedh opsionet e para fillojnë procedurat e legalizimit dhe shmanget edhe ndjekja penale për investitorin
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Pallatet#Skema#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/VLTnKdBW5lE/maxresdefault.jpg)