12 kilogramë heroinë u gjetën të fshehura në bagazhin e një makine, sasi kjo që do të trafikohej në sheshet e shpërndarësve të drogës në Athinë dhe Selanik.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua një shqiptar 33 vjeç dhe partnerja e tij greke 27-vjeçare
Mësohet se Prokuroria e Narkotikëve të Selanikut duket se ka pasur informacion për transportin e drogës dhe kur mjeti që drejtohej nga 33-vjeçari shqiptar së bashku me partneren greke 27-vjeçare kanë mbërritur në rrugën e Malgarit të Ri, iu nënshtruan një kontrolli, nga ku u gjetën 25 pako të fshehura me kujdes, brenda bagazhit, me gjithsej 12 kilogramë e 200 gramë heroinë.
Sipas një njoftimi të Policisë Helene, bëhet me dije se personat e arrestuar blinin sasi të mëdha heroine, të cilat i ruanin dhe organizonin transportin e tyre dhe trafikimin e mëtejshëm brenda territorit grek.
Shqiptari i arrestuar, sipas të njëjtit njoftim, ka qenë i njohur nga policia greke për grabitje dhe vjedhje të rënda të kryera në bashkëpunim.
Të dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Selanikut për të përcaktuar masën e ndalimIT.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Greqi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/VNjJv02e_dA/maxresdefault.jpg)