Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga kampingu i të ardhurve pranë fshatit Rinia në Durrës i cili administrohet nga Qeveria Gjermane. Flet përfaqësuesi i palës gjermane.
Shqiptarët po na vjedhin. Në kampingun e të ardhurve pranë fshatit Rinia në Durrës që administrohet nga Qeveria Gjermane janë vërejtur vjedhjet e para. Administratorët gjermanë të kampingut thonë që mbrëmë u janë vjedhur pajisjet e ujësjellësit që do të vendosin në kamp.
Pas hetimeve të para është zbuluar se pajisjet që shërbejnë për thithjen dhe pastrimin e ujit janë marrë nga fshatarët përreth, të cilët duke dashur që ujësjellësi të furnizojë edhe fshatin e tyre kanë zgjedhur vjedhjen e materialeve si kusht të plotësimit të kërkesës së tyre. Përfaqësuesi i palës gjermane për të rimarrë pajisjet u ka premtuar fshatarëve se do të marrin edhe ata ujë e dritë nga ato të kampit.
Kampingu i administruar nga Agjensia Federale Gjermane, aktualisht stregon 1400 kosovarë. Por shumë shpejt kapaciteti mbajtës i tij do të shkojë në 18 mijë vetë.
Gazetar: Eduart Frangaj
Ещё видео!