Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u është përgjigjur kritikave të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me armatosjen e Serbisë. Nën argumentin, se tanket dhe raketat garantojnë paqen në Ballkan, Vuçiç konfirmoi për ‘Financial Times’ marrëveshjen me Kinën për blerjen e sistemit raketor. E gjithë kjo sipas tij, për mbrojtjen e interesave të saj kombëtare.
Vuçiç këmbëngul se Serbia, e cila është e vetmja në rajon që nuk ka vendosur sanksione kundër Moskës, nuk po mban anën e Rusisë në luftën me Ukrainën.
Por duke dhënë një ulmtimatum të prerë, Vuçiç thotë se nuk do të përkulet përpara presioneve perëndimore për të vendosur sanksione ndaj Moskës.
Deklarata e Vuçiç vjen pak, pasi ka fituar një mandat tjetër 5-vjeçar. Analistë të shumtë shprehin shqetësim se Beogradi po anon nga Rusia dhe Kina pavarësisht presionit nga Brukseli. Serbia ka blerë së fundmi një sistem antiraketë FK 3 nga Kina dhe kjo shihet nga Perëndimi si rritje e ndikimit të Pekinit.
Posedimi i armëve kineze nuk është kundër rregullatorëve të BE-së, por e bën të vështirë apo të pamundur pjesëmarrjen në stërvitje të përbashkëta ushtarake. Jo vetëm kaq, por presidenti serb shprehet se Serbia ka blerë dhe armë të tjerë përfshirë avionë luftarakë francezë dhe dronë luftarakë nga Turqia. Sipas tij kjo është pjesë e përpjekjeve për të garantuar stabiliteti pasi edhe vendet fqinje kanë blerë armë gjithashtu.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Raketat#Vuçiç #TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/VRL8aRh-zVA/maxresdefault.jpg)