Lajme Arkiva 2002
Shqipëria përfundimisht pa trajner. Italiani Giuseppe Dossena nuk ka më dëshirë të drejtojë përfaqësuesen tonë në eliminatorët e kampionatit evropian. Gjithçka konfirmohet sot nga drejtuesit më të lartë të federatës sonë të futbollit.
Sipas zotit Armando Duka në bisedat e fundit elektronike trajneri italian i ka kërkuar dorëheqjen, gjë e cila nuk është pranuar. Dossena ardhja e të cilit u prit me shumë bujë në Shqipëri firmosi një kontratë prej 200.000 Euro për një periudhë 16 mujore.
Në këstin e parë ai mori 110.000 Euro të cilat tashmë meqë kontrata u prish duhet ti kthejë të gjitha. Në federatën tonë Dossena ka kthyer 50.000. ndërsa për pjesën tjetër pretendon se i përkasin atij.
Presidenti Duka kërkon që ta çojë çështjen deri në arbitrazhin e FIFA-s. Organi më i lartë gjykues do të jetë ai që do të marrë një vendim se çfarë do të bëhet.
Ndërkohë tani kanë filluar të qarkullojnë dhe emrat e parë si kandidatë të mundshëm për të zënë vendin e Mrs. 200.000 Dollarë. Presidenti Duka insiston te trajnerët e huaj për në pol position për të marrë kombëtaren është sekretari i përgjithshëm i federatës Suleman Starova. Ish trajneri i shpresave ka dhe një mbështetje të madhe nga presidenti për sa i takon kandidaturave nga vendi./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/VTEQbYUB9fg/mqdefault.jpg)