Mbushja e Ukrainës me armë rrit mundësinë e një konflikti mes Rusisë dhe NATO-s, që mund të shndërrohet edhe në luftë bërthamore. Ky kërcënim direkt është poastuar nga shefi i këshillit të Sigurisë në Rusi, Dmitry medvedev, në telegram të enjten.
“Përpjekjet nga vendet e NATO-s për të mbushur Ukrainën me armë, për të trajnuar trupat e saj që të përdorin pajisjet perëndimore, për të dërguar mercenarë dhe për të zhvilluar stërvitje afër kufijve tanë, rrisin mundësinë e një konflikti direkt dhe të hapur mes Rusisë dhe NATO-s”, nënvizoi Medevdev. “Ekziston gjithnjë një rrezik që një konflikt i tillë të shndërrohet në luftë bërthamore. E ky do të ishte një skenar katastrofik për të gjithë”, paralajmëroi ai. Ish presidenti rus, nënvizoi edhe se analistët e huaj vazhdojnë të flasin pa pushim për luftën e natos kundër rusisë, me kokat perëndimore që po bëhen gjithnjë e më cinike. Ai nënvizoi sipas agjencisë ruse të lajmeve, Tass, edhe përpjekjet për të argumentuar se moska po përpiqet të frikësojë botën me kërcënimin e një konflikti bërthamor. “Edhe ish presidenti Trump madje ka thënë fjalën e tij për këtë temë. Dhe sigurisht, evropianët kanë filluar të flasin me zë akoma më të lartë”, shkruan Medvedev. E duke folur për pasojat fatale të një lufte të mundshme bërthamore, ai i kërkoi perëndimit të mos gënjejë veten dhe të tjerë. “Duhet të mendoni vetëm për pasojat e mundshme të veprimeve të njërit apo tjetrit dhe të përpiqeni të mos mbyteni me pështymën tuaj në histerinë tuaj rusofobike – tha ai.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rusi#Nato#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/VZJTqyQ2htY/maxresdefault.jpg)