Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Seanca parlamentare e paradites së sotme është shoqëruar me tensione. Reforma në drejtësi dhe përgjimet ishin dy temat e nxehta të debatit, i cili shkoi deri në bllokimin e foltores dy herë, kur në të mbante fjalimin kryeministri Edi Rama.
Deputeti Flamur Noka kërkoi ndërprerjen e seancës në momentin kur Rama teksa fliste për skandalin e përgjimeve tha se PD kishte ngelur një tufë e vogël e gatshme për të ngrënë njëri tjetrin.
Flamur Noka: Nxirre përjashta. Nuk ka seancë.
Valentina Leskaj: Qetësohu nuk është pazar këtu
Rama: Flamuri u mërzit për fjalën tupë dhe sot thotë se është vetëm pjesëtar tufe
Cfare deklaroi Rama qe irritoi PD-ne
Edi Rama: Pajisja e famshme nuk është asgjë tjetër vetëm një pajisje për trajnimin e forcave policore dhe që ka qenë nga sekonda e parë deri në sekondën e fundit në dorën e partnerëve. Nëse ju mendoni se Italia mike është përshfirë në një platformë të përbashkët përgjimi për t’i thotë çfarë i thotë Saliu Lulit, çfarë i thotë Luli Saliut dhe si ankohet Jozefina Saliut dhe si qahen se pse ka ngelur partia në dorë të Lulit atëherë i jepni shumë rëndësi vetes. Italia nuk ka nevojë tju përgjojë. Është kaq evidente sa e do Jozefina Lulin dhe sa të gatshëm do ishit për tja marrë shpirtin njëri-tjetrit por kështu që keni ngelë një tufë e vogël skeni ça të bëni. Tufë e vogël e gatshmë për të ngrënë njëri tjetrin
PD kërkon perjashtimin e Rames nga Kuvendi
Valentina Leskaj e cila drejton seancën u detyrua të ndërpresë seancën për dy minuta. Në orën 12: 50 minuta Kuvendi rifilloi punimet dhe PD kërkoi mbledhjen e Byrosë për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama, duke quajtur ofendim deklaratën e tij. Kjo kërkesë u bë nga kryetari i grupit PD Edi Paloka.
Për më shumë lexoni në:[ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/V_ehPzt-deI/maxresdefault.jpg)