Me ndryshimet në Ligjin “Për turizmin”, qeveria shqiptare parashikon që çdo objekt, shtëpi, vilë apo apartament duhet të licencohet si strukturë akomoduese. Kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, si përfaqësuesi i grupit më të madh të interesit në sektorin e turizmit, tha se ndryshimet ligjore do sjellin reduktim të informalitetit dhe rritje të standardeve.
Unioni Turistik Shqiptar do të dërgojë pranë qeverisë veç dakordësisë edhe vërejtjet e tyre për projektligjin e turizmit, sidomos sa i përket kategorizimi i hoteleve sipas yjeve. Po ashtu pjesë e kërkesë të unionit turistik janë dhe standardet që duhet të përmbushin operatorët turistik.
Në draft parashikohet se nëse nuk bëhet licencimi i dhomave dhe apartamenteve që jepen me qira ditore për turizëm në platformat online AirBNB apo Booking, do të ketë dhe masa administrative, të cilat varijojnë nga 20 mijë deri në 400 mijë lekë, në varësi të dhomave.
Konsultimet publike për disa ndryshime për ligjin e Turizmit me grupet e interesit dhe ekspertët përfundon më 31 Tetor.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/VdEtLdpBYVI/maxresdefault.jpg)