Hakmarrjen e kishte planifikuar pas vrasjes së vëllait në fund të Marsit. Habib Rexha erdhi nga Italia para një jave, dhe u vendos për disa ditë në qytetin e Kavajës për të studiuar të gjitha lëvizjet e objektivit.
Identifikimi i tij ka qenë i lehtë për policinë për shkak të kamerave të sigurisë. 31-vjeçari ishte i veshur me tuta të zeza dhe në kokë mbante kapuç. Në një tjetër moment ai shfaqet me një çantë sportive në sup dhe në dorë mban një qese.
Habib Rexha ishte pa maskë për të dhënë mesazhin e hakmarrjes. E qëlloi Arjan Gosën me 1 plumb në kokë nga 1 metër distancë. Vrasjen e kreu me dorën e majtë sepse të djathtën e ka humbur kur ishte fëmijë.
“Habib Rexha pasi vrau 48-vjeçarin u largua me vrap për rreth 200 metra deri tek makina qe e kishte lënë gati për t’u arratisur”, thotë gazetari Besar Bajraktari.
Dyshohet se fshihet në Durrës, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë në Kukës, në vendlindjen e tij.
Gjatë momentit të atentatit, Arian Gosa ishte duke pirë kafe me babain, i cili nuk ka dhënë asnjë dëshmi për policinë. Ai duket i hutuar për atë që ka ndodhur.
Policia ka nisur negociatat edhe me familjen Rexha për dorëzimin e autorit ndërsa ka vendosur shpërblim 10 mijë Euro për cilindo që jep informacione të vlefshme për arrestimin.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!